Athina zyrtare duket se ka hequr dorë nga vetoja që bllokonte çeljen e kapitujve të tjerë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”, raporton media greke Antinews
në një artikull të publikuar ditën e sotme.
Sipas gazetës shkak është përfshija e Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së, si ato të sigurisë dhe mbrojtjes.