Sherr mes të burgosurve në Itali/ 5 të plagosur

Ndërhyrja në kohë për parandalimin e një përleshjeje fizike mes të burgosurve shqiptarë dhe nigerianë në burgun Solliccians në Firence të Italisë, ka sjellë si rezultat shkatërrimin e dy seksioneve të burgut por dhe 5 gardianë në spital. Dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin në njërin sy.  

Ngjarja është shënuar dje kur në burg ishte caktuar vizitat mjekësore. Mes të burgosurve shqiptarëve dhe nigerianëve ka pasur debat verbal ndërsa gardianët kanë mundur të shmangin kontaktin fizik. Më pas të burgosurit shqiptarë janë kthyer në seksion e tyre dhe kanë pritur mbërritjen e një prej të burgosurve nigerianë.. Ky i fundit sapo ka mbërritur në katin e parë të burgut është sulmuar dhunshëm nga të burgosurit shqiptarë, shkruan poliziapenitenciara.it

Pasi është dhunuar, nigeriani ka arritur të shkojë në seksionin e tij dhe t’u tregojë bashkatdhetarëve se çfarë kishte ndodhur. Me të mësuar ngjarjen të burgosurit nigerianë kanë organizuar planin për hakmarrje. Pritën që gardianët të hapnin portën për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darken.

Këtu filloi kaosi. Momente paniku dhe tensioni të madh. “Të burgosurit donin të dilnin të hakmerreshin ndaj shqiptarëve në seksionin e tyre’ ka treguar sekretari rajonal i SAPPE Francesco Oliviero citon media italiane. 

Gardianët e pakët në turnin e pasdites u përpoqën të bllokonin portën dhe me shumë vështirësi të arrinin ta mbyllnin.

Por kjo nuk i ndaloi nigerianët, të cilët, duke qenë në një regjim të hapur, fillimisht u përpoqën të kalonin portën por kur dështuan hodhën vaj të valuar dhe bombola gazi të djegur në drejtim të stafit.

Pas shpërthimit të një bombole, dhe copat e shpërndara lënduan në sy oficerët. U desht mbërritja e forcave të tjera të sigurisë të rimerrnin situatën në dorë.

Ishin momente terrori dhe frike dhe vetëm falë stafit që jetonte në kazermë, të cilët pasi dëgjuan alarmin, nxituan në vendngjarje, arritëm të siguronim repartin”, thekson sindikalisti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here