Në një ditë si sot dhe pikërisht më 7 korrik 1993, ndërroi jetë historiani Aleks Buda.
Karrierën si historian Buda e bëri gjatë periudhës socialiste në Shqipëri, ku dhe është cilësuar si një nga historianët më të shquar të kohës. Ai ishte anëtar dhe president i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Buda ishte historiani i vetëm që mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit Shqiptar të mbajtur në Tiranë në datat 20-25 nëntor 1972. Gjithashtu, ai u referua si themeluesi i historiografisë shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore.
Konsiderohej si studiuesi kryesor shqiptar i historisë ilire. Bazuar në hipotezën e origjinës ilire të shqiptarëve, Buda është shprehur se shqiptarët u përkasin banorëve më të vjetër të Ballkanit dhe madje edhe të Evropës.