Fjalët e fundit të disa prej personaliteteve më të famshme botërore…

Cilat ishin fjalët e fundit që thanë pak para se të largoheshin nga jeta disa nga personalitetet më të famshme botërore? 

Dituria, filozofia dhe mençuria të përmbledhura vetëm në pak fjalë…

Nostradamus

mail.jpeg

“Nuk do më gjesh të gjallë në agim”, ishin fjalët e tij të fundit, që ia tha sekretarit një natë para se të vdiste.

Karl Marx

mail_1.jpeg

“Fjalët e fundit janë për budallenjtë që nuk kanë thënë mjaftueshëm”, tha ai pak para se të vdiste në mars 1883.

Arkimedi

mail_2.jpeg

Fjalët e fundit të matematikanit, “mos më shqetëso rrathët e mi”, i referohen rrathëve në planin e tij matematikor që po studionte kur u ndërpre nga ushtari romak, i cili e vrau.

Leonardo da Vinçi

mail_3.jpeg

“Kam fyer Zotin dhe njerëzit, sepse veprat e mia nuk përftuan cilësinë që duhej të kishin” ishin fjalët e tij të fundit.

Napoleoni

mail_4.jpeg

“Franca, ushtria, Jo… ze…fi…na…!” duket se kanë qenë fjalët e fundit të Napoleonit të Madh, i cili mbylli sytë duke belbëzuar emrin e gruas së tij.

Charles Darwin

mail_5.jpeg

Ky shkencëtar i madh guxoi të thoshte në shtratin e tij të vdekjes: “Unë nuk kam as frikën e vdekjes”.

Oscar Wilde

mail_6.jpeg

“Unë po iki, por do të rikthehem!”, tha poeti më frymën e tij të fundit.