Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Një ditë pozitive edhe falë Hënës në aspektin e mirë, mund të zgjidhni edhe një problem që ju mundon prej disa kohësh dhe që pati implikime të papritura gjatë fundjavës.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Pritet një ditë me tension të lartë, përpiquni të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni shpenzimet e tepërta në këtë periudhë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të dashur Binjakë, nëse jeni në kërkim të një dashurie të re, përpiquni të bëni pak durim, duhet të prisni edhe pak, por tashmë në fund të muajit mund të vijë dita e duhur për të bërë zgjedhjen tuaj.
Gaforrja Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Është planifikuar për ju një ditë në të cilën do të duhet të ruani qetësinë në dashuri, përndryshe mund të humbisni durimin. Të lindurit në shenjën e Bricjapit dhe Dashit mund t’jua bëjnë të vështirë ditën.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Një ditë interesante do jetë për ju, Hëna është në shenjën tuaj dhe pasioni sigurisht nuk ju mungon, përpiquni të mos e shndërroni në xhelozi obsesive.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Afërdita dhe Hëna do të jenë në shenjën tuaj, ata që janë dashuruar duhet të shfrytëzojnë rastin më në fund me njeriun e interesuar.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Gjatë fundjavës keni pasur disa probleme dashurie sipas por për fat tani Hëna është në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të kapërceni vështirësitë. Në punë nuk duhet të nënvlerësoni propozimet e reja përreth.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
I dashur Akrep, ju pret një ditë disi e komplikuar, nga ana tjetër po ktheheni nga një e diel jo e këndshme të paktën nga pikëpamja sentimentale.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
I dashur Shigjetar, në këtë periudhë mund të gjeni një harmoni të caktuar me shenjën e Luanit, një mirëkuptim mund të lindë falë edhe Hënës së favorshme, përfitoni prej tyre. Në punë nuk është koha për të qenë kokëfortë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
I dashur Bricjap, java e ardhshme do të jetë shumë pozitive për ju, prisni lajme të mira nga fronti sentimental. Për sa i përket punës, përpiquni t’i kushtoni vëmendje parave dhe gjithçka do jetë mirë.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Një ditë plot me ngjarje, më në fund mund të vendosni një pikë në një diskutim që po vazhdon prej disa kohësh. Ndryshime të rëndësishme mund të vijnë në punë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Dita do të jetë e duhur për të zgjidhur disa probleme në dashuri, por orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme në punë. Mund të takoni dikë që do t’ju ndihmojë të bëni kapërcimin në cilësi.