Në raportin e publikuar nga Europol në lidhje me grupet kriminale, sqarohet se kompanitë për transportin e bananeve përdoren për kamuflim për transportin e kokainës.
Në raport përmendet rasti i shqiptari i cili siguron transportin e kokainës nga Kolumbi dhe shpërndarjen e mëtejshme në Europë.
“Kreu i një rrjeti kriminal, një biznesmen italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella, përdori kompaninë e tij për të fshehur si trafikun e drogës ashtu edhe aktivitetet e pastrimit të parave. Ai menaxhon disa kompani, duke përfshirë një importues të bananeve nga Ekuadori në BE.
Ai gjithashtu zotëron qendra sportive në Marbella, qendra komerciale në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Një bashkëpunëtor shqiptar, me qendër në Ekuador, kujdeset për importin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e mëvonshme në BE. Kompanitë e frutave ekuadoriane përdoren si front për këto veprimtari kriminale”, thuhet në raport.