Palestina ka tashmë në kabinet të ri qeverisës pas dorëheqjes së kryeministrit.
Mohammad Mustafa formoi një kabinet të ri në të cilin do të shërbejë edhe vetë si ministër i Jashtëm.
Mustafa u emërua kryeministër këtë muaj me një mandat për të ndihmuar në reformimin e Autoritetit Palestinez (PA), i cili ushtron vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Ai u caktua gjithashtu për të udhëhequr ndihmën dhe rindërtimin e Gazës.