Përgjaket Moska, sulm terrorist në një sallë koncertesh

Bilanci i një sulmi të përgjakshëm në një sallë koncertesh në Moskë,  të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Mediat vendase shkruajnë se kanë qenë të paktën 4 persona të veshur me kamuflazh që hapën zjarr në sallë. Më pas nuk dihet se cilat rrethana salla ka shpërthyer në flakë. Nuk dihet ende se cilët janë autorët dhe motivet e tyre.

Ministria e Jashtme e Rusisë e përshkroi incidentin si një “sulm terrorist”. Policia ndodhet në vendngjarje. Pamjet në mediat sociale treguan persona të armatosur brenda sallës. Agjencia e lajmeve Tass raportoi se një e treta e sallës së koncerteve është në flakë dhe çatia është pothuajse plotësisht e djegur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here