E keni dëgjuar atë shprehjen “je i vështirë për tu dashur”? Disa njerëz thjesht nuk janë aq lehtësisht të pëlqyeshëm dhe jo të gjithë mund ti duan kollaj, dhe kjo sigurisht falë personalitetit të tyre të vështirë dhe gati acarues. Gjatë një sondazhi të realizuar, njerëzit janë përgjigjur vetë, dhe këto 3 shenja kanë rezultuar si më të vështirat për tu dashur, ose e thënë shkurt, më pak të pëlqyerat.
1 – VIRGJËRESHA
Kritikuese, aspak tolerante, të ftohta, më serioze se sa duhet, Virgjëreshat janë renditur të parat në listën e mospëlqyeshmërisë. Karakteri i tyre i vështirë i bën ato njerëz antipatik, dhe pa i njohur mirë askush nuk do e merte mundimin t’i pëlqente.
2 – AKREPI
Të ftohtë, arrogantë, shpërhtyes, dhe nuk kanë aspak kontroll në emocionet e tyre. Akrepat të japin përshtypjen e një personi që ka diçka për të fshehur, dhe askush nuk mund të krijojë lehtë besim te ta. Akrepat shpesh shihen me dyshim, dhe kjo i rendit të dytët më pak të pëlqyer.
3 – SHIGJETARI
Njerëz në ajër, impulsiv, dhe të shpërqendruar. Shigjetarët nuk para merren seriozisht nga të tjerët dhe shpesh shihen si persona të paqëndrueshëm. Është e vështirë që dikush t’i dojë me vërte këta persona, dhe kjo i rendit të tretët në “listën e zezë”.