Në një ditë si sot dhe pikërisht më 12 Mars 1938, Princeshat shqiptare Myzejen, Ruhije and Maxhide Zogu mbërrijnë në Boston, nën masa të rrepta sigurie nga frika e ndonjë demonstrate anti – zogiste. Por çdo gjë shkoi mire; motrat e mbretit u pritën me thirrje gëzimi “Rroftshin princeshat!”. Si shenjë pajtimi midis Fan Nolit dhe familjes Zogu, Princeshat morën pjesë në shërbesën fetare të së dielës kryesuar nga peshkop Noli në kishën ortodokse shqiptare Shën Gjergji. Sipas shtypit të kohës, princeshat kishin marë ofertë nga Samuel Goldwyn për të shkuar edhe në Hollywood, por orari i udhëtimit papritur ndryshoi; më 23 mars ato u larguan nga SHBA-ja me anijen Queen Mary për të mbërritur në kohë për dasmën e vëllait të tyre, mbreti Zog me konteshën hungareze, Geraldinë; data e dasmës ishte afruar nga fillimi i qershori për më 27 prill.