Rrebesh në Durrës. Shtyhet ndeshja Teuta – Dinamo

Stuhia e fortë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur qytetin e Durrësit. Uji ka vërshuar nëpër rrugët dhe trotuaret e qytetit bregdetar.

Mësohet se zona rreth stadiumit është e pakalueshme si për automjetet ashtu edhe për qytetarët. Kjo për shkak se sistemi i kanalizimeve nuk përballon dot ujërat e shiut që zbresin nga kodrat e qytetit.

Gjithashtu si shkak i reshjeve të dendura, FSHF-ja ka shtyrë ndeshjen e kampionatit shqiptar mes Teutës dhe Dinamos. 

Ndeshja e javës së 27 të Superligës mes Dinamos dhe Teutës nuk do nisë në orën 17:00 siç ishte parashikuar më herët, por në orën 18:00. Departamenti i garave në FSHF ka bërë me dije se ky ndryshim vjen për shkak të kushteve atmosferike në qytetin e Durrësit ku është edhe stadium “Niko Dovana”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here