Ditët e fundit në rrjetin social facebook qarkullojnë dy video të Kryeministrit Edi Rama, që u premtojnë komentuesve shuma të konsiderueshme parash. Mesa duket profilet janë fallco dhe u premtojnë 400 komentuesve të parë, sasinë e parave prej 10.000 Eurosh.
Shumë prej përdoruesve të rrjetit social të cilët janë në moshën e tretë, e kanë besuar duke e shpërndarë dhe duke komentuar negativisht mbi ofertën “në fjalë”.