71 vjet pa Stalinin

Jozef ose Josif Visarionoviç Stalin ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në vdekjen e tij në vitin 1953. Duke mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai ishte efektivisht diktatori i shtetit.

Stalini ishte një nga shtatë anëtarët e Byrosë së parë Politike, e themeluar në vitin 1917 për të menaxhuar Revolucionin Bolshevik së bashku  me  Leninin, Zinovievin, Kamenievin, Trockin, Sokolnievin dhe Bubnovin.

Midis revolucionarëve bolshevikë që morën pjesë në revolucionin rus të 1917, Stalini u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të partisë në 1922. Ai më pas arriti të konsolidojë pushtetin pas vdekjes së Leninit në vitin 1924 duke zgjeruar funksionet e rolit të tij, dhe duke eliminuar çdo opozitë. Ai mbeti sekretar i përgjithshëm derisa u hoq në vitin 1952, njëkohësisht duke shërbyer si kryeministër i Bashkimit Sovjetik nga viti 1941 e më pas.

Nën sundimin e Stalinit, koncepti leninist i “socializmit në një vend të vetëm”, u bë një parim qendror i shoqërisë sovjetike, në kundërshtim me pikëpamjen e Leon Trockit, që socializmi duhet të përhapet përmes revolucioneve të vazhdueshme ndërkombëtare. Ai zbatoi një politikë ekonomike shumë të centralizuar të komandës, duke filluar një periudhë të industrializimit dhe kolektivizimit që rezultoi në transformimin e shpejtë të BRSS nga një shoqëri agrare në një fuqi industriale. Megjithatë, ndryshimet ekonomike u shoqëruan me burgosjen zhdukjen dhe internimin e miliona njerëzve në kampet e punës të quajtur Gulagë. Vrulli fillestar në bujqësi ndërpreu prodhimin e ushqimit dhe kontribuoi në urinë katastrofike sovjetike të viteve 1932-33, të njohur si “Golodomor” në Ukrainë. Ndërmjet 1934 dhe 1939 ai organizoi dhe udhëhoqi një spastrim masiv (i njohur si “Spastrimi i Madh”) të partisë, qeverisë, forcave të armatosura dhe inteligjencës, në të cilin miliona të ashtuquajtur “armiq të klasës punëtore” u burgosën, u internuan apo u ekzekutuan, shpesh pa një proces të rregullt. Figura të mëdha në Partinë Komuniste dhe qeverisë, si dhe shumë komandantë të lartë të Ushtrisë së Kuqe u vranë pasi u dënuan për tradhti në procese të montuara gjyqësore.

Stalini doli fitimtar në Luftën e Dytë Botërore, por shteti sovjetik u dëmtua shumë dhe pas luftës ekzekutoi shumë heronj, më vonë ai vendosi një regjim terrori.

Stalini vdiq ne disa rethana misterioze më 5 Mars 1953 dhe pushtetin e mori Nikita Hrushov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here