Shqiptarit i sekuestrohen 40 kg kanabis në kufi

Sipas mediave greke policia vendase ka goditur një tjetër ras të trafikimit të drogës në kufirin me Shqipërinë. Në pranga ka rënë një 47 vjeçar grek.

Ai u ndalua në zonën e Kozanit me një automjet tip “Mercedes Benz”, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram kanabis të papërpunuar.

Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here