Lushnje – Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi Landi Veçani, vinçieri dhe djali i tij si dhe janë plagosur 7 shtetas mes tyre dhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.