Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku një 30-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati.
E reja ka tentuar t’i japë fund jetës, teksa mësohet se 30-vjeçarja përdor medikamente për depresionin. 30-vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Pasditen e sotme, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se është vetë hedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja E. l., 30 vjeçe, e cila përdor medikamente për depresionin. 30-vjeçarja po dërgohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.