Në pranga ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës

Vihet në pranga ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi. Ka qenë një operacion i përbashkët i mirë koordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish-bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës, Alban Memishaj.

Akuza që rëndon ndaj Taçit është për “mashtrim”, “falsifikim dokumentesh”, e kryer në bashkëpunim.

Që prej mbrëmjes së djeshme, policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër, ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës, çka është shkelje e paprecedentë.

Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databazë online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here