Ekonomistët e Goldman Sachs Group Inc. kanë ulur pritshmëritë e tyre të rritjes ekonike në SHBA dhe paralajmëruan se rreziku i recesionit po rritet.
Ekipi i Goldman tani sheh një probabilitet prej 30% për të hyrë në një recesion gjatë vitit të ardhshëm, nga 15% që ishte një vit më parë, dhe një probabilitet të kushtëzuar prej 25% për të hyrë në një recesion në vitin e dytë, nëse një i tillë shmanget në të parin, deklaron në një Shënim Kërkimor të së hënës. Kjo nënkupton një probabilitet kumulativ prej 48% në dy vitet e ardhshme kundrejt 35% më parë.
“Ne tani e shohim rrezikun e recesionit si më të lartë dhe më të ngarkuar së më parë,” shkruajnë ekonomistët e udhëhequr nga Jan Hatzius në shënim. “Arsyet kryesore janë se rruga jonë bazë e rritjes është tani më e ulët dhe se ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar se Fed do të ndihet i detyruar t’i përgjigjet me forcë pritjeve të larta të inflacionit total dhe inflacionit të konsumatorit nëse çmimet e energjisë rriten më tej, edhe nëse aktiviteti ngadalësohet ndjeshëm.”
Duke kërkuar të frenojë rritjen e kostove të jetesës, Rezerva Federale e SHBA-së përshpejtoi fushatën e saj të shtrëngimit monetar javën e kaluar, duke ekzekutuar rritjen më të madhe të normave të interesit që nga viti 1994.
Ndërsa krahasimet me vitet 1960 dhe 1970 po kumbojnë gjithmonë e më shumë, ekonomistët e Goldman thanë se rritja e nxehtë e pagave dhe pritjet e larta të inflacionit janë më pak të vlefshme sot se atë kohë.
“Si mund të duket një recesion? Pa çekuilibrime të mëdha për t’u çliruar, një recesion i shkaktuar nga shtrëngimi i moderuar do të ishte me shumë gjasa i cekët, megjithëse recesionet edhe më të cekëta kanë parë që norma e papunësisë të rritet me rreth 2½ pikë përqindje mesatarisht,” shkruajnë ekonomistët e Goldman. “Një shqetësim shtesë këtë herë është se përgjigja e politikës fiskale dhe monetare mund të jetë më e kufizuar se zakonisht.”
Ndërsa ekonomistët ruajtën parashikimin e tyre të rritjes për tremujorin e dytë prej 2.8%, ata e ulën perspektivën e tyre nga tremujori i tretë i këtij viti deri në tremujorin e parë të 2023, dhe tani parashikojnë rritje prej 1.75%, 0.75% dhe 1%, respektivisht, në secilin prek këtyre tremujorëve.