Kampioni i parë shqiptar në Lojërat Olimpike është Milaim Pelivani nga Çegrani i Gostivarit lindur më 1895, sot Maqedonia e Veriut. Ai është regjistruar në histori si një ndër sportistët e parë shqiptarë. Në vitin 1931 me rastin e fitores si kampion botëror në lojërat olimpike në Çikago ngriti flamurin shqiptar, flamurin kuq e zi me shqiponjën dy-krenare. Prandaj edhe mbeti figurë e çelikosur që e njeh historia edhe për guximin që kishte në rrugën e kauzës dhe kombit. Kemal Ataturku i ndaloj që Milaimi të merret me mundje, nga që e turpëroi Turqinë, sipas gjykimit të Ataturkut, pasi Milaimi si kampion i Lojërave Olimpike të vitit 1931, ishte pjesë e ekipit të Turqisë dhe në momentin e marrjes së medaljes kërkoi që të ngrihet flamuri kombëtar dhe të këndohet himni i Shqipërisë.