Nga Fieri në Tiranë për të lindur/ mungon infrastruktura

Prej vitesh godina e maternitetit të Fierit është lënë në degradim, ç’ka ka bërë që nënat e reja ta braktisin atë dhe të lindin në maternitetet e kryeqytetit. Shqetësimin e ka ngritur shefja e maternitetit, e cila tha se duhet inevstuar në mënyre që ato të marrin sherbim në qytetin e tyre.

Gratë e Fierit nuk preferojnë të lindin në maternitetin e qytetit për shkak se mungojnë kushtet elementare. Godina është e rrënuar, ku duken qartë aparaturat dhe pajisjet e vjeteruara dhe muret me lagështirë. Për këto arsyeje nënat e reja zgjedhin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në maternitetet e kryeqytetit.

Shefja e Maternitetit të Fierit, Kozeta Rama tha në intervistë për Report TV se stafi mjekësor e infermieror është i specializuar por mungon infrastruktura. Ndaj kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë të investojë në rikonstruksionin e godinës.

“Mua më shqetëson shumë fakti se një pjesë e grave shkojnë në Tiranë për të lindur se pavarësisht se shërbimi shëndësor me mjek dhe infermier është teper i larte, por për shkak të një infrastrukturës që lë për të dëshiruar ato largohen. Kërkojmë një ambient më të mirë që ato të marrin shërbimin tek ne”.

Në vitin 2023 u shënuan 42 lindje më pak se në 2022.

Materniteti i Fierit

Viti 2022 – 1038 lindje

Viti 2023 –   996 lindje/ shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here