Alokimi, i shpallur dy vjet pas pushtimit rus, ende nuk është miratuar nga bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Rezultatet e programit kanë qenë të shkëlqyera, pavarësisht sfidave të luftës,” tha Gavin Grey, kreu i një ekipi të FMN-së që u takua me zyrtarë ukrainas në Varshavë, kohët e fundit.
Ekipi vlerësoi objektivat e vendosura një vit më parë, kur u miratua paketa e ndihmës katërvjeçare.
“Autoritetet plotësuan të gjitha kriteret sasiore të performancës përveç njërit, një humbje e vogël e të ardhurave tatimore për shkak të bllokimeve të kufijve dhe të katër parametrave strukturore të vendosura për rishikim”, tha Grey.
Paneli i FMN tha se Ukrainës do t’i nevojiten 486 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga lufta.