Tjetër vetëvrasje/ Në Delvinë 30 vjeçarja var veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë, ku një nënë 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Nëna e cila mësohet se ka një fëmije 9 vjeç, është gjetur e varur në tualetin e shtëpisë së tyre në fshatin Fushë Vërri në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku sipas raportimeve të para, dyshohet se gruaja 30-vjeçare është vetvarur.

30-vjeçarja Teuta Kondi është gjetur e pajetë nga vëllai i saj, ndërkohë që mësohet se bashkëshorti i saj ka qenë bari me bagëti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here