Lideri i Shqipërisë në Konferencën me Sekretarin e Shtetit Amerikan: “Kosova të mos marrë vendime pa u këshilluar me SHBA”

Ndërkohë që po mbahet Konferenca e përbashkët për shtyp mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Kryeministrit Edi Rama, ndër të tjera ky i fundit ka folur edhe për Kosovën, ku u shpreh se në asnjë mënyrë, Kosova të mos marrë vendime pa u këshilluar më parë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do t’i kërkoja Kosovës dhe përfaqësuesve të saj që të mos marrin asnjë vendim, edhe për  çështjet e tyre të brendshme, pa u këshilluar më parë me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara, në asnjë mënyrë!” u shpreh Kryeministri gjatë Konferencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here