Mbretëresha Teuta e Ilirisë

Mbretëresha Teuta e Ilirëve ishte një mbretëreshë luftëtare e epokës klasike, e cila mbikëqyrte një flotë piratësh të fortë, antagonizoi spartanët në oborrin e shtëpisë së tyre, udhëhoqi ushtritë detare që pushtuan qytete dhe ishuj përgjatë bregut të Adriatikut, u tha romakëve “fuck off”, dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur nga një mal pasi thuhet se kishte varrosur 6000 paund ari në një vend sekret të quajtur Ishulli i Djallit. Fjalët e saj të fundit ishin një mallkim i tmerrshëm që e dënoi qytetin shqiptar të Durrësit që “të mos kishte kurrë një traditë detare”, megjithatë ajo është ende një heroinë kombëtare e Shqipërisë, shfaqet në monedhën 100 lekë ku paraqitet në armaturë të plotë duke u krahasuar me Athinën ose ndonjë perëndeshë tjetër luftëtare klasike.

Burri i mbretëreshës Teuta ishte mbreti Agron, i cili vdiq më 231 p.e.s. kur mushkëritë e tij shpërthyen nga alkooli i tepërt gjatë një feste me luftetarët e tij pas fitimit të një beteje.

Sundimi i ilirëve teknikisht i kaloi djalit të Agronit, por ai fëmijë ishte vetëm dy vjeç kështu që Teuta trashëgoi fronin dhe menjëherë dërgoi ushtri në Peleponez duke plaçkitur dhe shkatërruar tokat që mbronte Sparta, më pas ushtritë e saj pushtuan Fenikën, qytetin më të pasur të Epirit.

Pastaj, ajo lejoi qytetarët e saj të bastisnin, piratonin dhe plaçkisnin anijet përgjatë Adriatikut pasi u sigurua se do t’i dërgonin Asaj një përqindje të fitimeve.

Ishte një ndërmarrje jashtëzakonisht fitimprurëse dhe në vitet e ardhshme asnjë anije nuk ishte më e sigurt, pasi flota vdekjeprurëse e piratëve ilirë, godiste rëndë dhe copëtonte çdo anije greke apo romake, duke zotëruar ujërat më të pasura për tregtinë e asaj kohe duke marrë çfarëdo që të donin nga kush të donin dhe kur të donin.

Gjë që nuk shkoi mirë me fuqinë e re në rritje, shih Republika Romake. Roma u bezdis duke humbur të gjitha anijet e tyre tregtare nga piratët ilirë, kështu që i kërkoi që jo vetëm të urdhëronte një armëpushim për të gjithë piraterinë ilire, por edhe t’i paguante Romës dëmshpërblime për të gjitha anijet dhe mallrat e humbura.

Teuta u tha ambasadorëve se “ishte në kundërshtim me traditën e mbretërve ilirë që të pengonin nënshtetasit e tyre të fitonin plaçkën nga deti” dhe urdhëroi t’i prisnin fytin njërit prej të dërguarve romakë.

Pas kësaj ngjarje Roma mblodhi një ushtri të madhe për të sulmuar Ilirinë duke i dhënë fund piraterisë.

Por Teuta nuk u shqetësua. Mbretëresha Pirate e Ilirisë vazhdoi rrethimin e Korkyrës, një qytet port i fuqishëm grek. Ajo e rrethoi qytetin me një ushtri të madhe dhe e bllokoi me marinën e saj, por grekët u shfaqën me një flotë anijesh luftarake në përpjekje për të thyer kordonin ilir. Ilirët, duke u përballur me një flotë shumë më të madhe greke, u përgjigjën me një plan të zgjuar, ku lidhën anijet e tyre më të vogla së bashku për të mbrojtur ekuipazhet e tyre nga përplasja me ato të mëdha greke. Ilirët përthithën sulmet e përplasjes, kundërsulmuan me detarët dhe shtypën armiqtë e tyre duke fundosur anijen kryesore me komandantin ende brenda saj. Qyteti u dorëzua menjëherë.

Pesë – gjashtë vjet pas sundimit të mbretëreshës Teuta, romakët u shfaqën me një flotë vërtet masive dhe 20,000 legjionarë. Teuta mblodhi mbrojtjen ilire, por ajo u tradhtua nga gjenerali i saj më i lartë, Dhimitër Fari dhe pas luftimesh të ashpra Ajo u dorëzua në Romë në vitin 227 p.e.s.

Romakët e lejuan Teutën të sundonte një sipërfaqe të vogël pasi ajo u dorëzua, por shumë shpejt dërguan njerëz për ta vrarë edhe atë. Pasi mallkoi qytetin Risan që “kurrë të mos kishte asnjë anije në të” Teuta hypi në një mal dhe u hodh duke i dhënë fund jetës së saj.

Teuta apo Tefta është një emër mjaft i zakonshëm në Shqipëri edhe sot e kësaj dite. Ajo ka një vend të veçantë në zemrat e popullit shqiptar dhe, nëse shkoni në qytetin e Durrësit, do të shihni se Banka Kombëtare e Shqipërisë ka një statujë të saj ku paraqitet e shtrirë duke mos veshur asgjë përveç një shtize, një mburojë, dhe një helmetë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here