Senati Italian Ratifikon marrëveshjen për emigrantët/ Opozita Italiane: rezultat i propagandës MELONI

Senati italian i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët.

Projektligji u miratua në Senat me 93 vota pro dhe 61 kundër. Marrëveshja u kundërshtua ashpër nga opozita, sipas së cilës projekti është rezultat i propagandës së qeverisë Meloni, “një iluzion”, i cili rrezikon të cenojë të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe do të kushtojë rreth 650 milionë euro, raporton Ansa.

Marrëveshja gjithashtu është kundërshtuar edhe nga opozita shqiptare, që e çoi në Gjykatën Kushtetuese.

Marrëveshja parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here