TIRANË- Një 22-vjeçare farmaciste në rrugën e Dibrës është shpallur në kërkim nga policia, pasi i i ka dhë mjekimet e gabuara një 38-vjeçareje.
Kjo e fundit pas konsumimit të medikamenteve ka shfaqur probleme shëndetësore. Në njoftimin e policisë mësohet se për farmacisten 22-vjeçare ka nisur hetimi, ndërkohë po punohet edhe për kapjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.