Bien lindjet në Shqipëri, 10% më pak se në 2022

Nga viti në vit shifrat e INSTAT, tregojnë se numri i lindjeve në vendin tonë po pëson rënie. Në vitin që lamë pas, erdhën në jetë 22,210 foshnje, rreth 2500 më pak se vitin paraardhës. Rënie ka pësuar edhe numri i vdekjeve krahasuar me vitet e mëparshme.

Popullsia e vendit tonë po shkon drejt tkurrjes sistematike të popullsisë për shkak të rënies së lindjeve. Raporti më i fundit i INSTAT ka nxjerrë në pah se gjatë vitit 2023, erdhën në jetë 22.210 fëmijë, ose 2478 fëmijë më pak se vitin paraardhës kur u regjistruan 24.688 lindje.

Numri më i ulët i lindjeve është shënuar në Gjirokastër me 380, duke u pasuar nga Kukësi me 667 lindje dhe Berati me 818.

Edhe për vitin që lamë pas, qarku me shtesën natyrore më të lartë, është Tirana. Nga të dhënat mbi treguesit demografikë nga Instituti i Statistikave, në vitin 2023 pati 8144 lindje.

Por pozitiv në raportin më të fundit të INSTAT, është fakti se numri i vdekjeve është më i ulët se sa ai i lindjeve, krahasuar me një vit më parë. Gjatë 2023 ndërruan jetë 20.034 persona, nga 24 mijë në vitin 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here