Toka rrotullohet…🔄
Toka rrotullohet, mbi të ka pyje, male e dete,
Toka rrotullohet, edhe pse mbi të, janë ndërtuar Shtete.
Toka rrotullohet, për ata që rrojnë si qyqarë,
Toka rrotullohet, dhe për ata pushtetarë, të mbuluar me ar’.
Toka rrotullohet për ata që kurrë s’u veshën dot,
Toka rrotullohet, edhe për ata që koleksionin e fundit blenë sot.
Toka rrotullohet, për ata që barkun s’ngopën dot kurrë me bukë.
Toka rrotullohet, edhe për ata që i “vrau e mira” e kurrë s’mblodhën dot trutë.
Toka rrotullohet, për të gjitha ato gra shtatzëna,
Toka rrotullohet, edhe për ato që kurrë s’u bënë dot Nëna.
Toka rrotullohet, për fëmijët që shkojnë në shkollë shtetërore,
Toka rrotullohet, edhe për shkollat që edukojnë fëmijët me pagesa dore.
Toka rrotullohet, për ata që duan zhvillimin,
Toka rrotullohet, edhe për ata që paguajnë shkatërrimin.
Toka rrotullohet, për ata që bëjnë dhuratë,
Toka rrotullohet, edhe për ata që rrahin gratë .
Toka rrotullohet, për ata që shpirtin e kanë të kulluar,
Toka rrotullohet, edhe për ata që kanë futur gjithë Demonët e frustruar.
Toka rrotullohet, rrotullohet rreth boshtit të saj,
Toka rrotullohet, se ç’ka në sipërfaqe nuk pyet, prandaj.
Toka rrotullohet, për të gjithë njerëzinë,
Toka rrotullohet, edhe për Shqipërinë…
©️Evanthi Pango