Drafti i ri ligjor/ Rikthehen Fletërrufetë?

Drafti i ndryshimeve në kodin penal, i cili së shpejti pritet të kalohet ne kuvend për diskutime parashikon disa dispozita të reja për zëvendësimin të dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në arkën e shtetit.

Mesa duket një nismë e tillë synon uljen e mbipopullimit të burgjeve duke u dhënë mundësi alternative për kryerjen e dënimit personave të akuzuar për vepra penale të lehta.

Në ndryshimet e propozuara, në nenet 137 e vazhdim, thuhet se gjykata, në rastet kur është kryer një vepër penale e lehte dhe autori i saj përmbush te gjithë kriteret e tjera, me kërkesë te tij, gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një̈ shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me 6 mijë lekë të rinj.

Gjykata shpall vendimin e pa zëvendësuar dhe cakton afatin 10 ditor si kufi, brenda te cilit i dënuari duhet te paguaje shumen e gjobës qe konverton kohen e dënimit me burgim. Pagesa e te hollave në favor të shtetit behet pas dhënies se vendimit.

Por ky zëvendësim nuk mund të vendoset pa dëgjuar viktimën nëse ka dhe prokurorin por ne kod ka edhe kufizime pasi përcaktohet se k jo dispozite nuk zbatohet ne rastet e veprave penale te kryera nga nëpunësit publik, veprat penale të korrupsionit, veprat penale kundër drejtësisë, atyre të trafikimit dhe kundër personit apo dhunës ne familje.

Gjithashtu ndryshime janë bërë edhe ne llogaritjen e paraburgimit. Ne kodin e ri koha e paraburgimit ose e arrestit në shtëpi, llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes. Kështu një̈ ditë paraburgim baras me një ditë burgim. Një ditë paraburgim baras me shtate mijë lekë gjobë.

Një ditë paraburgim baras me njëzet orë pune në interes publik. Sa i takon arrestit në shtëpi. një dite arrest shtëpie është e barabarte me një dite burgim. Një dite arrest shtëpie është e barabarte me 3 mije leke gjobe. Në draftin e ndryshimeve thuhet se një dite arrest shtëpie është e barabarte me 15 orë pune në interes publik. Kjo mënyrë përllogaritje duhet të zbatohet nga prokuroria e gjykatat në rast se ndryshimet në Kodin penal miratohen dhe hyjnë në fuqi.

“ Si figurë e re është shumë risi sa i takon dënimeve alternative. Dënimet alternative përfshijnë disa dënime, mes tyre dhe dënimin me kusht, pra ku shmanget vuajtja e vendimit gjyqësor në qeli. Midis tyre është futur dhe qortimi gjyqësor që është figurë e re dhe risi në rast se do aprovohet nga të gjitha aktorët. Vlen të theksohet që të gjithë aktorët e drejtësisë ku përfshihet shkolla e magjistraturës, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ministria e Drejtësisë, ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, secila prej tyre që janë pjesë e grupit të punës japin referimet e tyre për të sjellë një kod penal të ri, më i fundit ai që është miratuar, është në kuadër të reformës në drejtësi në vitin 2017, ndërkohë që është vënë re që për shkak të shumë fenomeneve në shoqërinë shqiptare, duke nisur për shembull tek nevoja për të mos shpallur vetëm dënimin e burgosjes së një autori të një krimi, është propozuar si një qasje e re edhe qortimi gjyqësor.

Ky qortim gjyqësor që jepet nga gjykata penale për vepra të lehta, në radhë të parë duhet pranuar nga vetë ai që ka kryer krimin apo kundravajtjen penale në maksimumin që parashikon kodi penal, veprën penale me maksimumin 1 vit burgim. Kjo do të sillte jo vetëm ekonomi gjyqësore, por do të sillte një minimizim të shpenzimeve të shtetit shqiptar sa i përket mbajtjes së atyre personave të cilët janë shpallur apo presin të dënohen apo të marrin pafajësi nga gjykata, do të jepte dhe një ulje të faturës financiare që shqiptarët paguajnë.

Nëse ke bërë një gabim i kundravajtjes penale nuk mund të qortohesh gjyqësisht dhe të vendoset shpallja nëse ke bërë një vrasje, nëse ke bërë një grabitje me dhunë, nëse ke bërë një krim të rëndë. Këtu jemi në rrethana të tjera, por nëse ke drejtuar në gjendje të dehur automjetin, nëse ke bërë vepra të tjera që konsiderohen si kundravajtje penale dhe nëse je dakord të qortohesh atëherë ky është hapi i parë. Më pas gjykata vendos të dënohesh me qortim.” shprehet gazetarja Anila Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here