TIRANË- Një administrator i një firme ndërtimi është arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit duke u shitur të njëjtin apartament disa herë personave të ndryshëm.
Në pranga ka rënë Sabri Shera, banues në Tiranë. Në cilësinë e administratorit të firmës, Sabri Shera ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, administratori i firmës ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”.