Të paktën 27,708 njerëz janë vrarë dhe 67,147 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit është 1,139..
Hamasi thotë se kundërpropozimi i tij për një plan armëpushimi në Gaza, është “i arsyeshëm dhe realist” dhe tani është koha që negociatat të “shlyejnë” çdo mosmarrëveshje.
Shqetësimet rriten për një pushtim tokësor izraelit në qytetin jugor të Rafahut – shtëpia e rreth 1.4 milionë palestinezëve të zhvendosur – ndërsa OKB-ja paralajmëron për një humbje jetësh “në shkallë të gjerë”.
Sekretari amerikan i Shtetit Blinken është në Izrael për të diskutuar përgjigjen e Hamasit ndaj marrëveshjes së propozuar të armëpushimit dhe një shkëmbim të burgosurish Izrael-Hamas pas vizitave në Egjipt dhe Katar.
Situata në terren në zonat e konfrontimeve dhe betejave ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, duket të jetë krejtësisht e rëndë dhe kritike.
Sidomos në qytetin Khan Younis, fokusi kryesor për operacionet ushtarake sot, ku një grua palestineze u qëllua nga një snajper izraelit, i cili ishte vendosur në një çati të një prej ndërtesave që rrethojnë Spitalin Nasser.
Njerëzit atje – ekipet mjekësore, të evakuuarit dhe të lënduarit – janë bllokuar plotësisht, në pamundësi për të dalë nga spitali.
Ka shumë video nga vendndodhja atje që tregojnë se sa e vështirë është lëvizshmëria në terren.