Itali – Shqiptarët sherr me nigerianët në burgun e Firences

Një përleshje masive mes bandave të të burgosurve ka ndodhur në burgun e Firences në Sollicciano. Të burgosurit filluan të shajnë dhe të godasin njëri-tjetrin. Sipas mediave italiane, dy grupet e të burgosurve të përfshirë janë me kombësi shqiptare nga njëra anë dhe nigerianë nga ana tjetër. Disa të burgosur u përpoqën të sulmonin të tjerët duke përdorur ujë të valuar si armë. Gjatë trazirave kanë shpërthyer edhe disa flakë, aq sa në Sollicciano është dashur të ndërhyjë jo vetëm policia – me efektivë të vendosur me mjete kundër trazirave – por edhe zjarrfikësja. Në burg kanë mbërritur edhe disa autoambulanca. Përveç plagëve të disa të burgosurve, lëndime kanë pësuar edhe dy oficerë burgu të cilët janë trajtuar në spitalin San Giovanni di Dio në Torregalli. Pas disa orësh dhe falë ndërhyrjes së oficerëve të shumtë nga zonat e tjera të burgut, qetësia u kthye në të dy seksionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here