Tiranë/ Kapet një tjetër rast që mbyll gruan në banesë dhe e vëzhgon

TIRANË- Një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një tjetër grua izolohej brenda në banesë nga bashkëshorti i saj. Gruaja mbyllej brenda katër mureve të shtëpisë dhe surverohej nga burri me kamera. Madje ai ushtronte ndaj saj edhe dhunë fizike.

34-vjeçari Asqeri M., kishte instaluar 3 kamera në dhoma të ndryshme të banesës dhe i përdorte për të vëzhguar lëvizjet e gruas së tij sa herë që largohej nga shtëpia dhe atë e kyçte brenda. 34-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi Asqeri M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.  Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, njofton policia. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here