SPAK – Sekuestro për 30 biznese dhe 200 llogari bankare

SPAK – Sekuestro për 30 biznese dhe 200 llogari bankare Prokurori i SPAK-ut Vladimir Mara ka theksuar se në Shqipëri janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e pasuri të personave të përfshirë. 83 persona janë arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë. Operacioni është finalizuar mes Eurojust, SPAK, autoriteteve italiane, spanjolle, holandeze dhe vendeve të tjera partnere. Dy vite hetim për të goditur bandën e drogës.

 

“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që dyshohet se janë krijuar në sajë të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here