Avokati Serb: Vuçiç po armatoset nga Irani/ Një luftë e re në Horizont?

Avokati serb Cedomir Stojkoviç në një intervistë tha se Serbia është duke u armatosur me dronë nga Irani, që nuk përdoren për t’u mbrojtur por për të sulmuar.

Stojkoviç u shpreh se Vuçiç planifikon të blejë sisteme elektronike luftarake nga Rusia dhe armatime të tjera nga Kina, kryesisht sisteme antiajrore.

“Ka plane që ai e përdor termin armatim masiv të dronëve dhe e dimë që ata janë dronë nga Irani edhe është plani që ata të nisin të prodhohen në fabrikat e Serbisë. Gjithë këta dronë, që janë disa mijëra, nuk përdoren për mbrojtje por për sulm. Nuk ka palë perëndimore që po furnizon Serbinë, por po i blen nga armiqtë e perëndimit siç është Irani. Ai planifikon të blejë sisteme elektronike luftarake nga Rusia dhe armatime të tjera nga Kina, kryesisht sisteme antiajrore.

Nuk do të përdoren këto për të rrëzuar avionët nga Rusia por për të qenë kundër Perëndimit. Serbia është një vend i vogël i rrethuar nga vende anëtare të NATO, është e pamundur që ajo të nisë një luftë, por ne s’e dimë çfarë mund të ndodhë brenda 2 viteve, mund të krijohet një situatë si ajo mes Izraelit dhe Palestinës”, tha avokati për “Euronews Albania”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here