Ish-shefit të Operacionales i’u sekuestrua pasuria 1 milionë euro

Të veshur me uniformën e shefit, deri dje ata orientonin vartësit për të kryer arrestime. Megjithatë, me arrestimin nga SPAK, përpos sqarimit të pozicionit të tyre në ngjarje të caktuara kriminale, ata po hetohen edhe për pasuritë e tyre.

Ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri, i arrestuar më 27 Korrik 2022, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, për grup të strukturuar kriminale e një sërë veprash penale, i janë sekuestruar pasuri mbi 1 milionë euro.

Nën hetim pasuror u vendos ish-drejtori i forcave operacionale Oltion Bistri shfaqur në komunikimet e SKY duke i deleguar informacion Pëllumb Gjokës, mbi aksionet që ndërmerreshin kundra lojrave të fatit, një fenomen, i cili luftohej në sipërfaqe. Por, sakaq edhe zyrtarë të tjerë dyshohen se u shërbyen personazheve të njohur sikundër edhe atyre të biznesit Call Center.

Hetimi pasuror, tha SPAK, po kryhet edhe ndaj Erzen Breçanit, po ashtu i tradhtuar nga SKY, teksa flet me të birin, herë si at që i bënte thirrje birit trafikant të braktiste paligjshmërinë, por herë si shok i të kërkuarve që i udhëzonte se si duhet ti shpëtonin kontrolleve dhe përgjimeve.

Shefi i krimeve të Kombinatit Dedan Gjoni po hetohet edhe për pasuritë, konfirmon SPAK. Dhe veç tyre edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili deri pak kohë më parë mbante detyrën e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here