Një vajzë 28 vjeç humb jetën në një operavion për heqjen e dhjamit te spitali “Amerikan”. Irida Hasalla ishte me tumor në mitër dhe kurohej por mjekët se morën parasysh këtë fakt, për 4 mijë € operacion estetik.
Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit edhe pse kishte dy vite që kurohej nga kanceri në Belgjikë dhe sipas familjarëve ishte e ndaluar çdo ndërhyrje tjetër tjetër.
Familjarët kanë bërë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
Shoqja e Iridës e cila i ka qëndruar pranë në ditën e operacionit ka thënë se pagesat spitalit janë bërë me urgjencë në orën 23:30 të natës.
Sipas familjarëve Irida kishte tumor në mitër dhe metastazat ishin përhapur në 75% të trupit.