U prezantua në ekspozitën TREDITECH, në Torino të Italisë makina e parë shqiptare,
e cila quhet “Illyrian Pure Sport”.
Makina me formë aerodinamike, e prodhuar nga kompania “Arrera” me themelues Qëndrim Thaçin, ka motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.
Shpejtësia maksimale e saj mund të shkojë deri në 375 kilometra në orë dhe ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.
Çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro, në bazë të specifikave.
“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, i cili është nga Drenasi i Kosovës, por i rritur në Itali.
Thaçi pritet që në vijim të reklamojë automjetin e parë shqiptar në një turne në mbarë botën.
Sipas mediave kjo makinë me një vlerë të lartë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.