Shkarkohet drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit

Theodhori Gavrani prej vitesh ishte personi mër i rëndësishëm në policinë e shtetit për çdo blerje dhe tender publik, por hetimi i vettingut në polici e përjashton duke e shkarkuar nga detyra.

 

I njohur si personi që çertifikonte çdo qindrarkë publike të tenderuar nga sot nuk është më pjesë e policisë.

Gavrani është shkarkuar në lidhje me veprimtarinë e tij publike si drejtues i lartë policie, ndërsa pas largimit nga zyra e prokurimit ku ishte kthyer në “mamuthin” e tenderave qofshin këto edhe me vlera qesharake 20 apo 40 mijë lekë ai ndikonte.

Thodhori Gravani aktualisht mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Shkak i shkarkimit janë mos justifikimi me burime të ligjshmë i pronës apartament dhe deklarim i rremë pasurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here