Histori/ Kur Marquez nuk kishte para të botonte Kryeveprën “100 vjet Vetmi”

Kur pati përfunduar së shkruari “Njëqind Vjet Vetmi”, Gabriel García Márquez nuk kishte të holla të mjaftueshme as për t’ia dërguar romanin e porsashkruar botuesit me postë.
Kur patën vajtur bashkë ne Mercedes Barcha, gruan e tij, në zyrën postare, për ta dërguar romanin e tij në Buenos Aires, punonjësi i postës e peshon, dhe u thotë: “Kushton 82 pesos dërgesa!”
“Kemi vetëm 53 pesos”, i përgjigjen bashkëshortët, duke i rrëmuar xhepat.
Të dy pastaj vendosin ta ndajnë dërgesën, e ta dërgojnë me pjesë. Ndërkohë nuk vërejnë se gabimisht kanë dërguar pjesën e dytë të romanit, jo të parën.
Francisco Porrúa, redaktor i botimeve Sudamericana, do të mahnitej pasi e pati lexuar, duke i dërguar García Márquez të hollat për të nisur edhe pjesën e parë të romanit.
Një vit më vonë do të botohej “Njëqind Vjet Vetmi”, teksa tirazhi i parë do të shitej brenda një muaji.
Aktualisht janë më tepër se njëqind botimet e këtij romani, dhe pesëdhjetë milionë kopje të shitura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here