15 QERSHOR 1389, BETEJA E FUSHË-KOSOVËS

Beteja e Fushë – Kosovës u zhvillua në rrethinat e sotme të Prishtinës, në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni të krishterë ballkanik, pjesë e të cilit ishin fisnikë shqiptarë si Gjon Kastrioti, Gjergj Strazimir Balsha, Teodor Muzaka, Princ Llazari i Serbisë, Princi Marko i Bullgarisë që përbëhej nga 40 mijë vetë kundër ushtrisë së Perandorisë Osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati me epërsinë numerike që arrinte në 100 mijë vetë.
Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve. Një luftëtar i ri me origjinë shqiptare Marash Nikollë Kopili depërtoi deri te çadra e Sulltanit dhe vrau Muratin I, ndërsa osmanët për hakmarrje i prenë kokën princit Lazar , të zënë rob. Fitorja ne Fushë Kosovë u hapi rrugën osmanëve për pushtime të reja në Ballkanin Qendror e Verior dhe për depërtimin e mëtejshëm në zaptimin e trojeve shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here