1947 – Në Miami, Florida, vdiq Alphonse Gabriel “Al” Capone – gangster amerikan, në fakt filmat me gangsterë kopjuan atë, gjatë periudhës së ndalimit të alkoolit në SHBA mes viteve 1920 – 1931.
Lindur në Brooklyn, Nju Jork nga prindër emigrantë italianë nga rrethinat e Napolit, Capone u përfshi në veprime kriminale që në moshë të re. Ai u përjashtua nga shkolla kur ishte 14 vjeç; në të njëzetat, shkon në Çikago për të përfituar nga kontrabanda e pijeve alkoolike. Kjo rrugë e shtyu më thellë në krime. Pavarësisht ketij profesioni, Kapone u bë figurë e dashur publike. Dhurata që ai shpërndante për kisha, shkolla, jetimore e organizata bamirëse, duke përdorur paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme, bënë që Kapone të shihej nga shumë njerëz si Robin Hud i kohëve moderne. Por ky emër u cënua në vitin 1929 me Masakrën e Ditës së Shën Valentinit, kur 7 anëtarët të një bande rivale u ekzekutuan; dyshimet ranë mbi Kaponen, edhe pse ai i dënoi publikisht vrasjet. Megjithatë, nuk ishin vrasjet që e çuan atë në burg, por refuzimi për të paguar taksat. Al Kapone thoshte se meqenëse paratë i kishte fituar në rrugë të paligjshme, atij nuk i takonte të paguante taksa që ishin për të adhurat e siguruara ligjshëm. Por gjykatësi kishte tjetër mendim, dhe në vitin 1931, Kapone u dënua me burgim. Më 1939, ai u lirua me kusht dhe u vendos në pronën e tij në Palm Island, Florida, me disa miliona dollarë që u kishin shpëtuar sekuestrimit, ku jetoi edhe 8 vjet, në vetmi dhe shëndet të rrënuar.