Sot më 22 Janar 2024 fillon për herë të parë pas 243 vjetësh një lëvizje planetare që do të ndryshojë gjithçka në jetën tonë. Ka të bëjë me Plutonin i cili 16 vjet pasi ka qëndruar te Bricjapi do të vendoset në shenjën e Ujorit për 20 vitet e ardhshme dhe do të sjellë lëvizje transformuese në të gjithë botën.
Herën e fundit që ndodhi ky fenomen astrologjik fillo Revolucioni Francez më 1789.
Plutoni ka orbitën më të gjatë, 248 vjet dhe si rrjedhojë, ndikimin më të madh nga të gjithë planetet.
I emërtuar sipas sundimtarit grek të botës së errët dhe të nëndheshme, Plutoni përfaqëson gjithçka që ekziston nën sipërfaqe, pra komplote klandestine, krim, agjenda të fshehura, shtypje sistematike etj. Ai gjithashtu përfaqëson presionin e jashtëzakonshëm që ndërtohet në një nivel nëntokësor … dhe çfarë ndodh kur ai intensitet ekstrem çlirohet. Në fund të fundit, Plutoni ka të bëjë me të vërtetën dhe fuqinë – ka të bëjë me zbërthimin e shtresave për të identifikuar se kush është në të vërtetë përgjegjës. Çfarë është realisht në rrezik. Çfarë po ndodh realisht.