Sipas mediave greke detaje të reja janë zbuluar rreth personalitetit të trazuar të 36-vjeçarit Xhonatan Paja, shqiptari i dyshuar për ekzekutimin e dy mafiozëve në shtetin grek.
Ai është hetuar disa herë dhe janë bërë shumë kontrolle në banesë për armë. 36-vjeçari Xhonatan Paja rezulton i arrestuar në tetor 2023 në pikën kufitare të Sukobinës, Mali i Zi, si i dyshuar se do të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva dhe dyshohet si vrasës më pagesë.
Të përfshirë në këtë organizatë janë edhe Savas Azoidhis 38-vjeç dhe Dhimitris Kiundov 40-vjeç nga Gjeorgjia, Dhimitris Dhaskalaqis 20-vjeç nga Selaniku, Leonidhas Sofianov 40-vjeç nga Uzbekistani, Dhimitris Sengerov 33-vjeç nga Rusia, Ilias Eminidhis 28-vjeç nga Gjeorgjia.