Megaoperacioni “Tempulli” – Arrestohen 273 persona

Operacionet legjendare të Policisë së Shtetit Shqiptar vazhdojnë, kësaj rradhe është “Tempullor”…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me operacionin e zhvilluar në të gjithë vendin. Rrumbullaku gjatë fjalës së tij deklaroi se janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli, ndërsa 26 persona janë shpallur në kërkim.

 “Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni policia ka arritur te finalizoj arrestimin për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.

 

Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare në. Fokusi i policisë së shtetit ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së naroktikës tek adoleshentët. Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me lëndën narkotike, janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, deklaroi Rrumbullaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here