Në pranga kirurgu besimtar, akuzohet se shfrytëzoi për dy vite 16-vjeçaren për prostitucion

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dervish Hasi, 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia. 

Mjeku kirurg Dervish Hasi, 42 vjeç është arrestuar nga Komisariati nr. 1 në Tiranë pasi akuzohet se prej disa kohësh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur rreth 16 vjeçe për prostitucion. Hasi njihet si besimtar mysliman kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi dhe të miturën e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Pritet akt-ekspertiza që ta konfirmojë këtë. Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme dyshonte se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here