Përkujtimore – Xhevdet Ferri

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 16 janar 2020 në moshën 59-vjeçare u nda nga jeta prej një sëmundje të rëndë, aktori emblematik Xhevdet Ferri.
Ai u lind në qytetin e Durrësit më 26 nëntor të vitit 1960 dhe u diplomua në degën e artit dramatik të Akademisë së Arteve të Bukura në vitin 1982 ku menjëherë pas përfundimit të studimeve me rezultate të larta, vazhdoi si pedagog i mjeshtrisë së aktorit. Pas disa vitesh ai ka shërbyer edhe si Dekan pranë Fakultetit të Artit Skenik.
Xhoda sikurse e thërrisnin miqtë dhe kolegët gjatë rrugëtimit artistik interpretoi rreth 30 role në teatër dhe kinema, por në fakt ishte ekrani i kinemasë ai që do ta bënte edhe më të njohur për publikun. Disa nga interpretimet më të mira të aktorit kanë qenë në filmat: “Vëllezër dhe shokë”, “Gjurmë në kaltërsi”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Hije që mbeten pas”, “Përrallë nga e kaluara”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Vitet e pritjes”, “Dasma e Sakos”, “Gjoleka biri i Abazit”, “Gjallë” dhe interpretimi i tij i fundit ka qenë në filmin “Delegacioni” në vitin 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here