BRENDA MUAJIT QERSHOR 2024, DO FILLOJË FAZA E DYTË ME 13 MILIONË EURO PËR NDËRTIMIN E UJËSJELLËSVE TË POSAÇËM, PËR 20 RESORTET E OLIGARKËVE, PUSHTETARËVE E TRAFIKANTËVE TË QUAJTUR “INVESTITOR STRATEGJIKË” NË HIMARË, BORSH, VLORË, SARANDË E ORIKUM, TË CILËVE U JANË DHËNË FALAS AFRO 500 HEKTARË TOKA, TROJE E PLAZHE PRONA SHTETI…
Ndërkohë që Vlora dhe Himara furnizohen me ujë 3 herë në ditë nga 2 orë, ndërsa para 1 jave u rrit çmimi i ujit me 33%; nga buxheti i shtetit, po financohen ndërtime ujësjellësish të posaçëm, për furnizim 24 orë me ujë, të resorteve të klientëve “Investitorë Strategjik”.
Më 15 janar 2024, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve në vartësi të ministres Belinda Balluku, ka njoftuar zhvillimin e tenderit, për furnizimin me ujë të zonave bregdetare të Investimit Strategjik në Draleos, Drimadhes e Dhërmi, investim i fazës së Parë.
Vlera e shpallur fituese, akorduar nga Ministria Financave me urdhër të Bablokut dhe firmosur nga ministrja Belinda Balluku, është 8 milionë Euro me TVSH, me të cilat do ndërtohet ujësjellësi për resortet.
Nuk është rastësi, që në këto zona për të cilat do ndërtohet ujësjellësi, njëkohësisht janë në ndërtim resorti “Dreamades Luxury Suits” i Olta Xhaçkës dhe 3 resortet “Drymades Villas” e “White Roads Hotel” të oligarkut Milo Gjikuria e klientëve të tjerë të Bablokut.
Mos u çuditni, por fitues të tenderit 8 milionë Euro, për ujësjellësin e resorteve të oligarkëve investitorë strategjikë, Belinda Balluku ka shpallur hajdutin strategjik Milo Gjikuria, që ka dy resorte në zonën për të cilën do ndërtohet ujësjellësi.
Në njoftimin e tenderit, thuhet se kjo është faza e parë e investimit, do fillojë faza e dytë me 13 milionë Euro për ndërtimin e ujësjellësve të posaçëm, për 20 resortet e oligarkëve, pushtetarëve e trafikantëve të quajtur “Investitor Strategjikë” në Himarë, Borsh, Vlorë, Sarandë e Orikum, të cilëve u janë dhënë falas afro 500 hektarë toka, troje e plazhe prona shteti./Pamfleti