Serbi: Arrestohet një agjent, i dyshuar se punonte për Shërbimin Informativ Shqiptar

Një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT, është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh në Serbi për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar.
Mediat serbe raportojnë lajmin, sipas të cilit, nga hetimet dhe grumbullimi i provave materiale ndaj shtetasit me iniciale D.R, anëtarët e BIA-s kanë gjetur një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë memorie.
Sipas mediave serbe, dyshohet se që nga viti 2022, shtetasi me iniciale D.R, me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij, ka grumbulluar të dhëna për pjesëtarë individualë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë dhe serbë nga Kosova. Sipas mediave serbe, në disa raste ai ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here