Ndërron jetë nga arresti kardiak sipërmarrësi Shqiptar

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Dritan Mezini, për shkak të një ataku kardiak, një prej ekspertëve më të mirë në fushën e punësimit dhe teknologjisë se informacionit dhe themeluesi i “Dua Punë”. Një lajm i hidhur jo vetëm për të afërmit, por për të gjithë ata që e njihnin dhe kishin bashkëpunim me të.

Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.

Konsultonte sektorin privat dhe publik, ishte drejtues i shoqatës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, themelues i një startup-i, siç është portali duapune.com, anëtar i disa grupeve të punës pranë Bashkimit Europian për teknologji moderne dhe më gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here